Fenerbahce dhe Gallatasaraj impenjohen çdo sezon në futbollin turk në përballje sfiduese në fushën e lojës, por tani gjigantët e Stambollit po luajnë një mini-derbi për një futbollist cilësor.

Shqiptari nga Kosova Vedad Muriqi është bërë objektiv i skuadrave elitare në Turqi pas paraqitjeve mbresëlënëse me Rizesporin në sezonin e fundit. Mirëpo, për momentin oferta dhe kërkesa dallojnë shumë nga njëra tjetra.

Vedat Muriqi kaloi një sezon mbresëlënës me ekipin e tij, Rizespor ndërsa shkëlqeu edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve. Sulmuesi tregoi veten e tij edhe në suksesin impresionues të Kosovës në stadiumin e Sofjes ndaj Bullgarisë.

Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal ka konfirmuar se në adresë të klubit turk kanë arritur dy oferta zyrtare, asnjë prej tyre në nivelin minimal të kërkuar.

“Vec Fenerbahçes dhe Galatasarayt, nuk ka arritur ndonjë ofertë tjetër për Muriqin”, ka thënë kreu i klubit nga Superliga turke për TRT Sports.

“Oferta e Galatasaray është 3 milionë euro, ndërsa oferta e Fenerbahçes nuk ka ndryshuar ende 2,3 milionë euro. Për të dhënë një lojtar si Vedati nuk është e mundur. Për momentin gjërat janë kështu. Kur t’i skadojë kontrata, ai do të jetë i lirë të shkojë”, përfundoi Kartal.

Rizespori ndërkohë i kërkon 10 milionë euro për futbollistin e ekipit të Kosovës ndërsa për të ka oferta edhe nga Tuluz e Real Betis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA