Këngët e saj të para kanë qenë po aq të suksesshme sa dhe në ditët e sotme, por kjo sigurisht ka ndodhur me ndihmën e prindërve të saj. E ftuar në ‘E Diell’, Greta Koçi ka zbuluar se prindërit kanë qenë një mbështetje e madhe për të.
“Unë atëhere isha shumë e vogël, nuk e kuptoja çfarë do të thoshte të ishe i famshëm. Babi im që menaxhonte më thoshte: ‘Ty nuk duhet të të shohin kudo’.
Këtë strategji e përdorin dhe të huajt dhe unë as kontakt me kolegët nuk kisha. Që do të thotë, ata ishin në një tavolinë, unë hyja me dy truprojet dhe shkoja në një dhomë tjetër. Kjo më ka ndihmuar të ruaj raporte shumë të mira, ndodh dhe me njerëzit e thjeshtë”, është shprehur ajo.
Përsa i përket ‘zhveshjeve’ të saj nëpër foto apo videoklipe, këngëtarja është shprehur se ndryshe nga motra e saj, këto gjëra nuk i shkojnë dhe as nuk janë në tipin e saj. Po çfarë mendon Greta për klipet e saj të para?
“Nuk i pëlqej fare” ka rrëfyer ajo. “I them vetes sa fshatare paskam qenë, si më paskan dashur kaq shumë. Mbaj mend që tek kënga “Kush ka faj” me Erjon Korinin” kujton Greta “regjisori donte të më vinte në krevat, por mami nuk donte në asnjë mënyrë. Vërtet e realizuam këngën të mbështetur te shtyllat, por bëra bingo se” -ka treguar duke qeshur me të madhe këngëtarja e suksesshme e cila shquhet gjithmonë për çiltërsinë e saj në intervista.
Top Channel