Një tjetër person është arrestuar si i dyshuar për grabitjen e Rinasit, më 9 Prill të këtij viti, ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është 48-vjeçari Hasan Kaçani, punonjës i aeroportit në sektorin e ngarkim-shkarkimit.
Hetimet për grabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit nuk kanë ndalur dhe sot është arrestuar një punonjës i aeroportit të Rinasit si bashkëpunëtor në grabitje.
Per shtetasin Hasan Kaçani nga Tirana 48 vjeç për të cilin, policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë mbledhur prova dhe kanë zbuluar se ai ka ndihmuar grabitësit të sulmojnë dhe të marrin një sasi të mëdha parash.
Atij i janë gjetur edhe një sasi e madhe parash qe dyshohet se janë pjese e parave të grabitura.
Ai do akuzohet për “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” “Grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”
Grabitja ndodhi brenda aeroportit të Rinasit, teksa ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me miliona euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë Admir Murataj.
Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Çela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.
Top Channel