Liqeni i fshatit Fishtë në Lezhë, një nga 100 fshatrat turistik, ka tërhequr vëmendje nëpërmjet garave me Kajakë.
Të apasionuar pas sporteve ujore, kureshtare për të parë këtë zonë në Zadrimë të Lezhës iu bashkuan garës dhe eksploruan një mundësi ndryshe.
Oazi i Kajakëve, Gara e Fishtës, një bashkëpunim ky edhe me biznesin që është vendosur në këtë zonë, prezantoi diçka ndryshe për vizitorët. Djem dhe vajza, pavarësisht se nuk ishin profesioniste ne këtë sport, guxuan dhe garuan mes tyre duke përjetuar adrenalinën që krijohet nga gara të tilla.
Pavarësisht se është vetëm në nisje, garat me kajakë po tërheqin vëmendjen e të rinjve, ku nuk mungojnë edhe ata që do të donin të ishin pjesë e një ekipi të tillë në Lezhë.
Kajakë që lundrojnë kudo që ka ujë do të jetë edhe risia e kësaj vere në Lezhë.
Top Channel