“Ty mbi rërë të vizatoj”, e kënduar nga Violeta Beshiri, me muzikë dhe orkestrim nga Ylli Ramzoti dhe tekst të Agim Bajramit, u shpall fituese e edicionit të 57-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.
Vargjet kushtuar qytetit bregdetar të Durrësit morën pikët maksimale të jurisë së festivalit, që këtë here ishin vetë fëmijët që votuan.
“Për kompozitorin e këngës, Ylli Ramzoti, ky ishte një nga çmimet më të rëndësishme të të gjithë karrierës se tij muzikore”, u shpreh Violeta Beshiri.
“Ky festival që mbledh fëmijët nga të gjitha trojet shqip folëse dhe që është një traditë per qytetin e Shkodrës, sipas drejtorit Kujtim Alia i’a arriti qëllimit të tij për të promovuar vlerat e Shqipërisë por edhe talentin e fëmijëve që premtojnë shumë për të ardhmen”, u shpreh Ylli Ramzoti.
“Festivali i Shkodrës është eventi më jetëgjatë muzikor për fëmijë në Shqipëri”, tha Kujtim Alija.
Top Channel