Stadiumi i ri në Kosovë projekti unik merr jetë në Drenas

14/06/2019 18:04

U prezantua këtë fundjavë në muzeun e Kosovës, projekti inovativ i stadiumit ku do të luajë përfaqësuesja e futbollit, një plan i cili po merr jetë në Drenas. në praninë e shumë personaliteteve të sportit dhe politikës, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, e cilësoi impiantin e ri që do të ndërtohet, si më të bukurin e Ballkanit.

Qyteti më i largët i vendit nga ky stadium do të jetë më pak se një orë larg, diçka të cilën autoritetet e theksojnë me krenari si diçka që do të bashkojë tifozët. Ndërkohë futbollisti më në formë i Kosovës, Milot Rashica premtoi se do të flasë më mirë në fushë, për të shpërblyer besimin.

Arkitekti i projektit, turku Murat Tabllandioglu bëri prezantimin e Stadiumit të ri i cili është planifikuar të ketë 30 mijë vende dhe parashikohet të fillojë ndërtimin këtë vit. Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi në Drenas do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet me ngjyrat e fanellës.

Top Channel