Një ditë më parë Policia e Elbasanit njoftonte se kishte arrestuar 8 persona që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.
Ndërkohë që mëngjesin e së premtes, policia ka njoftuar se ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.
Pasi në vijim të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit: M.K., 32 vjeç, dhe M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim.
Elbasan/ Nën pranga banda kriminale e kontrabandës së klandestinëve
Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.
Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.
Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Top Channel