Qyteti i Laçit është tronditur nga një vrasje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Pas një sherri për një vend parkimi është qëlluar për vdekje me armë zjarri 25 vjeçari Viktor Shkorreti.

Krimi ndodhi në afërsi të Stadiumit të qytetit dhe në harkun kohor të pak orëve është zbardhur nga Policia,. Nga dëshmitë në vendin e ngjarjes u arrit në identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit.

Pas krimit, Forca të shumta të Policisë bllokuan rrugët hyrëse dhe dalëse, por nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar. Disa persona që e kanë parë krimin janë marrë në pyetje nga Policia dhe kanë treguar detaje të asaj që ndodhi.

Pas veprimeve të para hetimore, Policia arriti në përfundimin se krimi ka ndodhur për motive të dobëta, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është një person nga Tirana, 32 vjeç, për të cilin jepen vetëm inicialet e identitetit të tij.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit.

Njoftimi
Kurbin

Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA