Top Talk/Paskal Milo: Jam në koalicion me PS se s’kam alternativë tjetër

13/06/2019 15:57

Në lidhej me raportet e koalicionit me Partinë Socialiste, si kryetar i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo më herët ka shfaqur pakënaqësi. Pavarësisht kësaj, ai i ftuar nëm studion e “Top Talk” tha se vazhdon që të rrijë në koalicion se nuk ka alternativë tjetër.

“PSD është regjistruar për të shkuar në zgjedhje. Jemi ndodhur në një koalicion me Partinë socialiste sepse nuk kishim ndonjë alternativë tjetër. Jam i majtë e s’kam ku të vete  Partia Socialiste asnjëherë nuk na ka përfillur. Partia Socialiste gjithnjë na ka shfrytëzuar. Pavarësisht se jemi në koalicion me PS, por kjo nuk do të thotë që ne të mos kemi qëndrimin tonë. Kjo nuk do të thotë që ne të shkojmë pas PS edhe në ato momente që ne e gjykojmë që ajo nuk ka të drejtë. Atëherë kot që ekzistojmë, kot që jemi”, argumentoi kreu i PDS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA