Qafëzezë është fshati tjetër, i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti.

Shtëpia e Manuel Rapushit është shkatërruar plotësisht, muret janë të çarë dhe dyshemeja mund të bjerë nga momenti në moment.

Një pjesë e familjes së Manuelit pas tërmetit jeton në këtë çadër që e kanë vendosur në oborr.

“Për zotin nuk di si ta shpjegojë, ishte një tmerr me dy foshnje të vogla në shtëpi dhe me një plakë, ishte katastrofë e madhe. Jemi ulur me fëmijët atje dhe kemi parë teksa shembet shtëpia”, tregon Manuel Rrapushi, banorë i Qafëzezës.

Shembja e shtëpisë dhe kushtet e vështira që po kalon familja e kanë detyruar Manuelin që të marr një vendim shumë të vështirë për dy vajzat e tij të mitura 2 dhe 3 vjeç, duke i lënë ato në jetimore.

“I kam çuar fëmijët në Korçë, në shtëpinë e fëmijëve, kërkojmë nga shteti të na ndërtojë shtëpinë”, thotë Manuel Rrapushi, banor i Qafëzezë.
Leze Roli në momentin e tërmetit mendoi se e humbi përgjithmonë djalin e saj 10 vjeçar. I mituri ishte në gjumë së bashku me babin e tij. Ata u bllokuan në dhomë pasi dyert nuk hapeshin nga tërmeti.

“Ishte një tmerr i paparë, sa u zgjova nga gjumi, dola jashtë dhe era tërmet, burri dhe djali ishin në gjumë Brenda, u çuan duke i rënë dyerve e dritareve se nuk hapeshin, ishte tmerr nga ajo që unë pash nga jashtë, asgjë nuk kërkojmë, vetëm të na ndërtohet shtëpia”, tregon Laze Roli, banore e Qafëzezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA