Qeveria ka miratuar një fond shtesë për kompensimin e familjeve të ushtarakëve të rënë në Letoni.
Qeveria miratoi fondin prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.
Vendimi
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES, PËR KOMPENSIMIN E VEÇANTË TË FAMILJEVE TË USHTARAKËVE TË RËNË NË KRYE TË DETYRËS, GJATË PËRMBUSHJES SË MISIONIT USHTARAK, JASHTË VENDIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.
2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.
3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Top Channel