Pas sfidës me Turqinë të mbyllur me barazimin 2-2, kombëtarja shqiptare e U21 zhvilloi dy ndeshje miqësore me Uellsin duke i fituar që të dyja. Nëse në ndeshjen e parë, kuqezinjtë e Alban Bushit fituan 2-1, në miqësoren e dytë që u zhvillua në Niko Dovana të Durrësit, ata bënë më mirë duke e mbyllur me rezultatin 3-1.
Futbollistët 21 vjeçarë të kombëtares shqiptare e vendosën sfidën në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të saj të cilën e fituan 2-0 me gola të Bullarit në minutën e 8 dhe Malës në të 15. Në pjesën e dytë skuadra e Alban Bushit gjeti edhe golin e tretë me Armando Broja në minutën e 69. Në sekondat e fundit të sfidës, Uellsi shënoi golin e nderit të kësaj sfide me Aron Ljuis duke bërë që kjo ndeshje të mbyllet me rezultatin 3-1 për kuqezinjtë e vegjël.
Top Channel