Arsenal ka hyrë në garën për të siguruar shërbimet e portierit shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha. Mediat italiane raportojnë se Arsenal po kërkon me ngulm një portier të ri dhe Strakosha shihet si ideali.

Por për të blerë kartonin e shqiptarit, Arsenal duhet të mposhtë konkurrencën e klubit tjetër anglez, Tottenham, që gjithashtu po ndjek nga afër portierin.

Gjithsesi, italianët e Lazios mund të hyjnë në diskutime për shitjen e 24 vjeçarit vetëm për një shifër që fillon nga 30 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA