Aktorët e “Portokallisë” kanë startuar në Berat shown e tyre veror “Verë dhe portokalle’.
Qytetarët beratas kishin mbushur sheshin qendror të qytetit, në pritje të performancës së aktorëve të spektaklit të humorit.
As shiu që nisi pak para fillimit të spektaklit nuk i ka larguar qytetarët nga sheshi, duke pritur daljen e aktorëve në skenë.
M
e një performancë fantastike, stafi i “Portokallisë” ka mbajtur gjallë me humor beratasit për rreth 2 orë. Vetë aktorët dhe organizatorët shprehen se kanë gjetur në Berat një mikëpritje të paimagjinueshme.
Sipas tyre ky qytet e meritonte një shfaqje dinjitoze si kjo dhe se pikërisht në këtë qytet disa prej aktorëve të “Portokallisë” prezantuan për herë të parë role të reja.
Vetë qytetarët shprehën kënaqësinë për realizimit e një show të tillë, që gjallëroi orët e pasdites në qytet.
Top Channel