Johnny Depp nuk është më pirati/Peticion nga fansat e filmit “Piratët e Karaibeve”: Rikthejeni

10/06/2019 12:04

Peticione po shfaqen kudo në këtë moment, dhe me i fundit i tyre mbërriti këto ditë: që të gjitha, kanë të njëjtën kërkese – që Johnny Depp të jetë pjesë e kastit të Pirateve të Karaibeve 6.

Dhjetorin e vitit të kaluar u konfirmuar zyrtarisht se aktori i famshëm nuk do të ishte më pjesë e sagës që ka pushtuar zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën. Dead Men Tell No Tales, i nxjerrë në kinematë botërore në 2017-ën, solli nivelin më të ulët të të ardhurave nga e gjithë seria, megjithëse në rang global arriti të grumbullonte mbi $600 milion dollarë.

Kjo duket e shtyu Disney-n të mendonte për një ndryshim të fortë. Thuhet se ai ka në plan të vendosë një pirate femër, Redd, si personazh qendror, por fansat janë skeptike për idenë e një gruaje në qendër të filmit të ri, dhe spostimin e të famshmit Jakc Sparrow.

Veç largimit të Depp  muaj më parë, prodhuesit vendosën të bëjnë edhe disa ndryshime të mëdha. Përkatësisht, ata punësuan skenaristët e filmit “Deadpool”, Rita Ris dhe Paul Wernik, me argumentin se filmit të pirateve të Karaibeve 6, i nevojitet energji dhe vitalitet i ri, e përse jo, edhe ndonjë ndryshim befasues për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA