Sot finalja e Ligës së Kombeve, kupën e merr fituesi i sfidës Portugali – Holandë

09/06/2019 12:31

Portugalia dhe Holanda përballen këtë të diel në finalen e parë të edicionit inaugurues të Ligës së Kombeve, një format i ri i UEFA-s që ka mbërritur në ndeshjen e fundit mes prestigjit dhe milionave. Cristiano Ronaldo, idhulli i shtëpisë do të synojë ti japë përfaqësueses një tjetër trofe pas fronit europian në 2016 por talentet në kampin e tulipanëve janë të paparashikueshëm.

Një fitore potenciale të dielën në mbrëmje në Estadio do Dragao do ti jepte Holandës më në fund pak kënaqësi, pas dështimit për të hyrë në finalet e dy turneve madhorë, europianit e botërorit. Pika më e fortë e portokallinjve është mbrojtja, madje lkideri i prapavijës, Van Dajk nuk ka lejuar askënd që ta driblojë në më shumë se 60 ndeshje radhazi.

Finalja e cila do të luhet në Porto, nuk do të ketë mbrojtësin veteran të Portugalisë, Pepe që pësoi frakturë në shpatull në suksesin me Zvicrën.

Fituesi i kopmpeticionit të parë të këtij lloji nga ana e UEFA-s, do të marrë thuajse 11 milionë Euro  ndërsa finalja do të drejtohet nga arbitri spanjoll Alberto Undiano Majenco. Më herët të dielën, Anglia dhe Zvicra  luajnë mes tyre për vendin e tretë.

Top Channel