Policia ka sekuestruar 12 kg kanabis në një banesë në Drithas të Vlorës. Aksioni erdhi në kuadër të planit të masave për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit se në banesën e shtetasit, A. M., 57 vjeç, ka kanabis, policia ndërhyri, duke e arrestuar në flagrancë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA