Nga Burreli, ku vijon mitingjet e fushatës zgjedhore, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Ilir Meta ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e Presidentit. Sipas tij, vendimi për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk është çudia e fundit e Ilir Metës dhe se do të ketë të tjera.
Opozitës dje iu shfaq shpëtimtar Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një plan që politikisht është vetëvrasje, ligjërish është nul dhe nuk ekziston dhe moralisht është turp. Dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës, s’keni parë gj akoma. Nuk është çmenduria e fundit, do ketë edhe të tjera. Një gjë është e sigurt, do apo s’do Saliu, do apo s’do Lulzimi, zgjedhjet do mbahen me 30 Qershor.
Kushtetuta e Republikës nuk është filxhan që rrotullohet, zgjedhjet nuk janë llumi i kafes turke që i kthen përmbys së bashku me filxhanin. Dje Ilir Meta shkroi fatin e tij si President, që humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë. Është në zhvillim e sipër, por ata që udhëheqin lëvizjen ‘Rama ik!’, do ikin vetë”, paralajmëroi shefi i qeverisë.
Top Channel