‘Na ndëshkoi arbitri’, Reja gjen fajtorin te penalltia

09/06/2019 12:23

Me vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjesh e madje në të njëjtin nivel me Moldavinë, përfaqësuesja shqiptare  e futbollit e ka komplikuar rrugëtimin e saj në eliminatoret e Europianit 2020.

Por disfata minimale në Reikjavik, për trajnerin Edoardo Reja ka pjesërisht fajtor arbitrin, dhe një pjesë tjetër humbjet e rasteve flagrante.

“E nisëm mirë dhe është për ët ardhur keq pasi krijuam shumë raste, por më pas ra forma fizike. Mund të shënonim por na u mohua një penallti. Kishte disa episode që mund të konsideroheshin të tilla. Loja do të merrte një rrjedhë tjetër po të finalizonim. Shënuan ata dhe ia dolën. Na vjen keq”.

Në intervistën për Supersport, trajneri Reja tha se do të analizojë ndeshjen ndaj nordikëve për të përmirësuar diçka në përballjen e radhës.

“Do shikoj ata futbollistë që janë lodhur. Do mundohem të bëj një grup që të jetë gati por do ketë ndryshime. Më vjen keq që nuk morëm rezultat pasi punuam mirë nga krahët

Shqipëria do të presë Moldavinë në ndeshjen e saj të katërt në grupin H, përballje e cila do të luhet në 11 qershor në Elbasan Arena.

Top Channel