“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”/ BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap, nuk pati debate Korça ka çelur sezonin turistik me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve. Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria, Rumania, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Argjentina janë bërë pjesë e këtij festivali duke sjellë performacat e tyre dhe veshjet shumë ngjyrëshe në qendër të Korçës për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër të Korçës.
Në sheshin qendror të pazarit janë mbledhur qindra qytetarë e turistë, duke krijuar një atmosferë fantastike në qytetin që ofron turizëm në çdo stinë.
“Jemi për herë të parë këtu. Vijmë nga një qytet i vogël i Bosnjë Hercegovinës dhe përfaqësohemi me grupin tonë në këtë festival. Është një atmosferë fantastike dhe është diçka shumë pozitive për traditën e karnavaleve”, thotë një prej pjesëmarrësve.
Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria dhe jo vetëm sollën performancat e tyre dhe fabulat e përzgjedhura në Korçë. Karnavalet në Korçë kanë filluar të festohen para vitit 1940. Pas ndërprerjes në vitet ‘60 sërish Korça është qyteti i parë që rizgjoi këtë traditë që nga viti 1992, duke e kthyer madje edhe në manifestim ndërkombëtar.
Top Channel