Fundjava shoqëruar me ngritjet e ndjeshme të temperaturave ka sjell fluks pushuesish në plazhin e Durrësit. Pushues nga i gjithë vendi por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut kanë nxituar drejt bregdetit. Disa prej tyre, jo vetëm për fundjavë.
“Mirë. Është dita e parë. Vij nga Struga, po nuk është shumë pastër. Do të rrimë 3 netë dhe do të vijmë prapë”, ka thënë pushuesi nga Struga.
“Erdhëm sot. Në kufi nuk kishte shumë trafik në mëngjes, po plazhi nuk është i pastër. Në Norvegji më të pastra janë rrugët se plazhi këtu. Me familjen do të rrijmë 5 ditë”, është shprehur një tjetër pushues nga Kosova.
Në shumë zona të plazhit, nga brezi ranor nuk janë larguar ende leshterikët që deti ka nxjerrë në breg. Edhe plugimi i rërës është bërë pjesë-pjesë në bazë të angazhimit të vetë subjekteve që shfrytëzojnë brezin e rërës për të ofruar shërbimet në plazh.
Kjo e diele ka sjelle trafik te renduar, ndaj Policia Rrugore u rekomandon drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë drejt jugut dhe qe kthehen prej andej, të kalojnë nga aksi Tuneli i Krrabës – Peqin – Rrogozhinë.
Policia rekomandon këtë aks sidomos për kthimin në Tiranë më qëllim që ata që vijnë nga jugu të mos ndeshen me fluksin e mjeteve që kthehen nga Gjiri i Lalëzit.
Top Channel