“Unë Besoj…” një nga frazat e Dritan Hoxhës shqiptuar në një nga takimet më të rëndësishme të vitit 2007, është fija që lidh 5 seritë e dokumentarit me të njëjti titull, që do të transmetohet sonte në DigitAlb.
Përmes zërit e dëshmive të personaliteteve të spikatura të kombit, artit, gazetarisë e televizionit, ky serial na merr me vete për të rivizituar rrugën që bëri Shqipëria digjitale përmes DigitAlb për të ardhur deri këtu.
“është serial dokumentarësh, sepse kishte shumë gjera për të thënë dhe nuk mund të thuheshin brenda një dokumentari të vetëm”, shprehet Koloreto Cukali, autor i dokumentarit.
“Ne nuk e dimë a do ta justifikojmë dot, por përpjekjet janë bërë maksimale për të thënë atë që duhet për këtë emër të madh”, thotë Denis Dyrnjaja, autor I dokumentarit
Një risi teknologjike edhe për Europën, e para në rajon, DigitAlb transformoi kombin, bashkoi shqiptarët, unifikoi gjuhën, zhduku kufijtë shtetërorë mes shqiptarëve, transformoi mënyrën si bëhej televizioni e si shihej televizor, ndryshoi rrënjësisht pasionin për sportin dhe i dha dashurisë për kombëtaren jo vetëm një himn kuq-e-zi, por dhe përmasat e festave në arena madhështore.
“Ka transformuar mënyrën se si bëhet art në Shqipëri, ka transformuar mënyrën se si ne ndërlidhemi me sportin. Sporti, pas hyrjes së DigitAlb, shikohet ndryshe, përjetohet ndryshe. Lidhja jonë me kombëtaren, me DigitAlb ishte ndryshe”, thotë Koloreto Cukali.
“Besojmë se edhe në këtë rast kemi zgjedhur etalonët e asaj që duhet të sjellim simbolikën e duhur për DigitAlb dhe për atë që përfaqëson sot DigitAlb”, shprehet Denis Dyrnjaja.
Me zërin e mbi 100 personaliteteve tregohet historia e 15 Viteve të DigitAlb dhe ndikimin që pati ai tek Shqiptarët anë e kënd Globit. Këta persona te intervistuar, nuk janë vetëm ata që kanë pasur një lidhje të drejtpërdrejtë me DigitAlb, por që ndiejnë dhe analizojnë fuqinë transformuese të kësaj platforme. DigitAlb ka dalë jashtë biznesit të zakonshëm, duke bërë bashkë gjithë kombin.
“Ne kemi dashur që ta tregojmë këtë histori, historinë e DigitAlb, të parë nga këndvështrimi apo sytë e të tjerëve, pra jo ashtu siç e shohim ne”, tha Koloreto Cukali.
“Ky ishte edhe misioni më madhor që kishte DigitAlb, bashkimi i shqiptarëve, unifikimi i tyre, ndriçimi i tyre, hapja e mendjes së tyre, përmes kulturës, përmes informacionit. DigitAlb ishte i pari që rrëzoi kufijtë midis shqiptarësh”, u shpreh Denis Dyrnjaja.
Me Autorë Koloreto Cukalin dhe Denis Dyrnjaja, dhe Producent Ekzekutiv Ledion Liçon, nga kjo e diel, 9 Qershor, ora 20.15 në T, DigitAlb.
Dhe në datë 14 Korrik do të transmetohet i plotë në Top Channel.
Top Channel