Me temperatura dukshëm më të ulëta se ato që i rezervoi Shqipëria dhe përgatitjet në Frankfurt, kombëtarja shqiptare e futbollit i ka mbyllur kolaudimet për eliminatoren e radhës në Euro 2020.

Të shtunën në 15:00 me orën shqiptare, kuqezinjtë do të impenjohen në Reikjavik ndaj Islandës, e treta përballje në grupin H të fushatës kualifikuese.

“Shpresoj që në fushë të marrim një rezultat të mirë. Kjo do të na jepte besim dhe do ti tregonte futbollistëve që puna e tyre nuk shkoi dëm. Do të më pëlqente që të hynim në fushë vetëm për të fituar. Kemi nëj rival që ka organizim të mirë. Sigurdson në vecanti është mirë në anën teknike dhe fizike, por ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Reja.

Trajneri Reja premtoi se në fushë të shtunën ndaj nordikëve do të jenë dy sulmues në formacionin shqiptar të cilin ende nuk e ka vendosur. Shqipëria dhe Islanda janë në të njëjtën kuotë pikësh, nga 3 secila në grupin H të eliminatoreve Euro 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA