“Të thashë urime, nuk më pe as në sy”/ Selin dhe Miri përplasen ashpër në ‘Post-BBVIP’, banorja: Erdhe në skenë vetëm për çekun, loja e krevatit… 21/04 22:23
Leskoviku, qyteti i njohur për sazet është kthyer në mikpritësin e grupeve të kësaj muzike dhe vlerave të saj.
Në ditët kur kjo traditë po mbijeton me vështirësi ka ende të rinj të cilët e kultivojnë. Takimi i instrumentistëve të rinj, trashëguesve të kësaj tradite të rëndësishme ka sjellë bukurinë e këngëve dhe valleve leskoviqare dhe jo vetëm.
“Leskovik o fryn një erë” është titulluar festivali që ka bërë bashkë grupe nga krahina e jugut duke sjellë performancat e tyre të veçanta.
Për mjeshtrin e klarinetës, Aleks Xhelili, Festivali synon të kthehet në një traditë që do ti japë një dimension të ri kësaj muzike dhe vazhdimësisë së saj.
Top Channel