Tre pacientë kanë vdekur në Angli pasi sanduiçët e ofruar nga spitali kishin qenë të infektuar me listeri. Tre pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Furnitorët e spitalit kanë ndaluar prodhimin ndërkohë që vazhdon hetimi.

Listeria është sëmundje që mund të përhapet në formë epidemie, por, për fat, bakteret e rrezikshme janë izoluar në kohë.

Rasti më i fundit është regjistruar në Australi, në mars të vitit 2018, ku po ashtu pati tre të vdekur. Në rastin e Australisë, bakteret ishin përhapur nëpërmjet frutit të pjeprit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA