Sot në fushë Kosova, luhen kualifikueset për Euro 2020

07/06/2019 17:23

Futbolli europian prezanton sot në mbrëmje disa sfida të rëndësishme për fushatën kualifikuese në turneun kontinental, finalet e të cilit do të zhvillohen vitin tjetër.

Përfaqësuesja e Kosovës do të impenjohet në stadiumin modest të Podgoricës përballë Malit të Zi, në një derbi ballkanas që premton shkëndija brenda dhe jashtë fushës.

Me nga një pikë secila në grupin A, dy ekipet synojnë të prishin hierarkinë. Malazezët nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve në impiant, për shkak të dënimit nga UEFA për thirrjet raciste gjatë ndeshjes me Anglinë.

Kosova fillimisht do të përballet me Malin e Zi e më pas pastaj tre ditë më vonë, “Dardanët” do të udhëtojnë në Sofje për përballjen me Bullgarinë.

Danimarka do të presë sot në orën 20:45 Irlandën kryesuese tën grupit D, Ukraina dhe Serbia impenjohen në Kiev në një përplasje të pabarabartë pasi vendasit kryesojnë me 4 pikë ndërsa Spanja ka praktikisht një 3 pikësh të fituar në letër, në transfertën modeste me ishujt Faroe.

Top Channel