Dy vajza lesbike janë rrahur keq në një autobus të Londrës sepse nuk u bënë qejfin një grupi djemsh, dhe nuk u puthën në buzë përpara tyre.

Melania Gejmonat, 28 vjeçare, tha se një grup djemsh adoleshentë, nga 15 deri në 18 vjeç, të cilët ndodheshin në autobus, sapo zbuluan që ishin çift lesbikesh, u kërkuan që të putheshin për ta.

“Na rrethuan dhe po na ngacmonin, ndaj u përpoqa ta zbut situatën duke qeshur e duke bërë shaka, por pas pak nisën të rrahin Krisën. Shkova ta tërheq, por nisën të më godasin dhe mua”, thotë ajo.

Policia e Londrës arrestoi katër të dyshaur, të cilët i identifikoi nëpërmjet kamerave të sigurisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA