Pak metra larg shtëpive të fshatit Zharrëz, i cili ndodhet mbi një sipërfaqe naftëmbajtëse gjen pellgje me hidrokarbure. Ndaj për këta banorë nafta nuk është pasuri, por sëmundje.
Mbetjet hidrokarbure rrjedhin së bashku me përroin e fshatit nga depozitat e dekantimit apo nga puset e naftës. Uji i përroit i përzier me serë dhe ajri i ndotur krijojnë kushte ekstreme në kufijtë e mbijetesës në fshat.
Sipas banoreve, ndotja nga depozitat e dekantimit të cilat janë në pronësi të dy kompanive, Albpetrol dhe Bankers Petroleum përkeqësohet gjatë ditëve të nxehta në verë
Pak kohë me parë Top Channel ka trajtuar problematikat e të gjitha zonave te ndotura me mbetje hidrokarbure, jo vetëm në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, por edhe në Mallakastër.
Vetëm në territorin e Zharrëzës, në puset e naftës dhe depozitat e dekantimit, ndodhen 7 vatra të mbushura me naftë bruto, që nëpërmjet përrenjve dhe kolektorit përfundon në det duke nisur një cikël tjetër me katastrofa ekologjike.
Top Channel