Mbi 36 mijë maturantë iu nënshtruan sot provimit të gjuhës së huaj. Pjesa më e madhe e pyetjeve ka qenë me alternativa, korrigjimi i të cilave do të bëhet në mënyrë elektronike.

Për këtë, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka ardhur në ndihmë me një fletë-udhëzues për përgjigjet, që shpresojmë të mos i konfondojë më shumë maturantët në këtë periudhë, jo pak stresuese për ta.

Një mjet identifikimi, stilolaps dhe një shishe me ujë  ishin të vetmet gjëra që u lejuan në ambientet e provimit, që zgjat 2 orë e 30 minuta. Largësia mes maturantëve ishte  një metër në klasën me mesatarisht 15 nxënës. Ekspertët e MAS  u kujdesën edhe më herët që administratorët e provimeve të mos ishin mësuesit e shkollës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit njoftoi se kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Ditën e djeshme u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku Policia e Shtetit kishte  angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë.

Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan 40 punonjës policie.

Në rreth 206 shkolla në të gjithë vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie.

Pas përfundimit të provimit përsëri punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA