Mat, digjen automjetet e zyrtares së Partisë Demokratike
07/06/2019 08:57
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës.
Dy makinat në pronësi të kryetares së PD Ulëz, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi provat për identifikimin e autorëve. Kalthi do të merret në pyetje nga hetuesit.
Top Channel