
Një nënë e dy fëmijëve, iu lut një kirurgu që t’i priste këmbën për shkak të një aksidenti të çuditshëm. Gill Haddington, 42 vjeçe, nga Morecambe, Lancashire, u dëmtua nga një shishe parfumi, i cili u rrëzua dhe ra tek këmba e saj e djathtë në shtator 2015.
Gruaja në ato momente ndjeu dhimbje të tmerrshme dhe bëri grafi për të parë nëse kishte ndonjë kockë të thyer. Fillimisht u mendua se plaga do të mbyllej, por ndodhi e kundërta.
Kjo i shkaktoi asaj ënjtje të këmbës dy herë sa madhësia normale. Zonja Haddington kaloi pothuajse dy vjet në agoni dhe ku dhimbja iu bë e padurueshme, kërkoi që t’ia prisnin.
Gruaja u diagnostikua me sindromën e dhimbjes kronike rajonale. Gjendja quhet “sëmundja vetëvrasëse”, sepse dhimbja i çon njerëzit në prag të vdekjes.
Simptomat përfshijnë një ndjesi djegie në skajin e prekur; ndjeshmëri ndaj prekjes ose të ftohjes; ënjtje; dhe ndryshimet në temperaturat e lëkurës, ngjyrën e lëkurës dhe strukturën e lëkurës.
Zonja Haddington, një ish-infermiere çerdhe duhej të përdorte një karrocë me rrota që të lëvizte dhe kur mjekët kuptuan se sa e mjerë ishte jeta e saj për shkak të këmbës, në maj të 2017 vendosën që t’ia prisnin.
Top Channel