Ndërkohë që pritet pjesëmarrja e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, teksa e pret Islanda mbrëmjen e së premtes, një tjetër ekip përfaqësues i Shqipërisë ka arritur deri në gjysmëfinalen e një aktiviteti ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për ekipin Çamëria, një skuadër futbolli e krijuar për të marrë pjesë në kampionatin që organizon “CONIFA”, organizata më e re që zhvillon kampionate ndërmjet pakicave kombëtare, rajonesh apo grupime njerëzish pa një shtet të caktuar.

Një kampionat që zhvillohet çdo dy vite dhe ka filluar të zhvillohet nga viti 2015, ndërkohë që skuadra shqiptare Çamëria merr pjesë për herë të parë këtë sezon, nën drejtimin e Bardhyl Minxhajt, Arben Arkaxhiut dhe Albert Karriqit.

Skuadra shqiptare është eliminuar mbrëmjen e së enjtes në gjysmëfinale, 7-6 pas penalltive me skuadrën e Osetisë Jugore, ndërkohë që kanë një bilanc pozitiv prej dy fitoresh, një humbjeje dhe një barazimi.

Në këtë debutim të parë të skuadrës shqiptare, mbërritja deri në katërshen e aktivitetit konsiderohet diçka pozitive. Pas dy ditësh, skuadra e Çamërisë do të zhvilllojë ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt.

Top Channel