Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, Trump: Do vrasim këdo që helmon Amerikën. Reagime brenda dhe jashtë SHBA-së ndaj përshkallëzimit ushtarak Udhëheqësit botërorë, mes të cilëve presidenti Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, po marrin pjesë në ceremonitë që po mbahen sot në plazhet e Normandisë, ku 75 vite më parë trupat aleate zbarkuan për të dëbuar forcat naziste nga Franca.
Në një kohë mospajtimesh ndërkombëtare në rritje, krerët e shteteve do të tentojnë të tregojnë se harmonia transatlantike mbetet e pacënuar, ndërsa takohen për një ditë të dytë nderimesh për heroizmat e ushtarëve që zbritën në brigjet e Normandisë, më 6 qershor 1944.
Në një rast që do të përziejë politikën me përkujtimet historike, Macron u takua fillimisht me kryeministren britanike, Theresa May, me të cilën i dhanë udhë ndërtimit të një memoriali britanik në “Ver Sur Mer”.
Në vendin që sheh nga plazhi “Omaha” ndodhen 9.400 varre, vetëm 40 për qind e forcave amerikane të vrara gjatë javëve të luftimit që pasuan zbarkimin e “D-Day”.
Ndërkohë janë me mijëra vizitorët nga Franca dhe vende të tjera, që janë mbledhur në brigjet e Normandisë për ceremonitë përkujtimore. Më 6 qershor 1944, 156 mijë trupa zbarkuan në plazhet e zgjedhura, pjesa më e madhe e tyre amerikane, britanike dhe kanadeze.
Ky mbetet sulmi më i madh amfib në histori, me 4.400 viktima vetëm në ditën e parë të luftimit. Çdo ceremoni përkujtimore sheh gjithnjë e më pak veteranë ende në jetë të asaj lufte, por në ceremonitë e një dite më parë në Portsmouth, Mbretëresha Elizabeth II tha se gjenerata e saj e kohës së luftës rezultoi jetëgjatë, duke nënvizuar se shumëkush kishte menduar se ceremonia e përvjetorit të 60 do të ishte e fundit për ta.
Top Channel