
19/02 23:10
Në Berlin, një makinë është kthyer përmbys dhe çatia e një ndërtese është shkatërruar nga një tornado, në veri perëndim të Gjermanisë.
Qytetarët e Bocholtit ishin dëshmitarë të kushteve të këqija të motit, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Era frynte nga 181 deri në 253 km/orë, sipas informacionit të dhënë nga shërbimet meteorologjike në Gjermani.
Në total nëntë shtëpi janë dëmtuar dhe rreth 100 pemë janë asgjësuar.
Një makinë është goditur nga era e fortë dhe është hedhur 10 metra në ajër, si dhe makina të tjera të parkuara pranë janë dëmtuar.
Top Channel