Brenda muajit qershor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbyllë vlerësimin e 24 kandidatëve që synojnë të bëhen prokurorë të posaçëm në prokurorinë SPAK. Për këtë arsye njëkohësisht edhe organet e vetting-ut kanë nisur kontrollin me prioritet te kandidateve për në SPAK.

Vetëm për dy ditë dalin para vettingut tre nga pretendentët që synojnë të bëhen prokurorë që do të hetojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Njëri nga garuesit për në SPAK Shkëlzen Çena, prokuror i caktuar së fundmi në kryeqytet, u përball me vettingun.

Atij i kaluan në sitat e vettingut të tre komponentët. Siç rezultoi nga hetimi administrativ kandidati i Spak kishte probleme me pasurinë pasi nuk justifikonte dot blerjen e një banesë në Kukës nga prindërit e tij që sipas komisionerëve nuk kishin të ardhura. Por ndërsa Çena rezulton se jeton me qera në kryeqytet, komisionerët sollën si gjetje faktin se për disa muaj ai nuk kishte paguar qera tek shtetasi G.B dhe se së fundmi paguan një shumë minimale.

Por prokurori Cena solli prova përmes të cilave ai pretendon se kërkon ta blejë këtë shtëpi. KPK hodhi pikëpyetje edhe për pastërtinë e figurës përsa kohë DSIK kishte raportuar se për një person të dënuar më herët për kontrabandë viçash në Kukës , prokurori nuk e kishte referuar dënimin penal për të në një dosje të dytë.

Shkëlzen Çena deklaroi se ai vetëm sa kishte lexuar pretencën në këtë rast, pasi sipas tij hetimi ishte zhvilluar nga një prokuror tjetër

Edhe prokurori Eneid Nakuci është kandidat për në SPAK.

Po ashtu edhe kandidati tjetër Edvin Kondili do të përballet me vettingun në të njëjtën ditë.

Deri më tani nga garuesit për në SPAK janë konfirmuar prokurorët Dritan Prenci, Arben Kraja dhe Donika Prela të cilët sapo morën kartonin jeshil, shfaqen interes për të qenë pjesë e SPAK. Të tjerët mes të cilëve edhe 13 prokurorë të krimeve të rënda, dorëzuan kandidaturat dhe tani presin gongun e vettingut që për shumë prej tyre do të jetë një provim i vështirë. Jo vetëm për shkak të standardeve të vettingut por edhe për shkak sepse synohet që në SPAK të shkojnë më të mirët.

Një burim i sigurt thotë që SPAK do të ngrihet me një numër minimal nga 5 deri në dhjetë prokurorë dhe jo më 15.

Se sa prej pretendenteve për në SPAK do ta kalojnë provimin e vetting-ut, duket se do të jetë çështje javësh për tu parë e për të kuptuar se në prokurorinë që do të hetojë zyrtarët më të lartë do të zgjidhen më të mirët mes atyre që konkurrojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA