Në përgjimit e radhës të publikuar sot nga gazeta e njohur gjermane “BILD” shfaqet kreu i bandës kriminale të Shijakut, Astrit Avdylaj duke folur edhe me të tjerë zyrtarë të Partisë Socialiste.
Në këto përgjime flitet për shit-blerjet e votave në zgjedhjet e 2017-ës ku Astrit Avdylaj i kërkon Ivo Doçit, përgjegjësit të UKD së Shijakut, listën e punonjësve që janë mbështetës të PD. Qëllimi është që tu bëhet presion me vendin e punës për të votuar PS.
Përgjimet mes Avdylajt dhe përgjegjësit të UKD-së Shijak:
Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam si ia çove?
Përgjegjësi i UKD-së: Astrito si je?
Avdylaj: Isha cik te ai në Durrës, me Arbanën dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol cik, me pas listën që ke kundër dhe atë të PD, të gjithë emrat që ke kundër
Përgjegjësi i UKD-së: I kam nda unë i ke gati komplet i kam bërë më parë
Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë, duhet me i thirr që ti tundim nga një cik, o te puna o të na japin votën, o të ikin te shpia
Përgjegjësi i UKD-së: I kam nda unë, komplet, edhe kush ka qenë në punë
Astrit Avdylaj: Duhet me i qeth me një fjalë se duhet
Përgjegjësi i UKD-së: Patjetër
Avdylaj: Mirë pra, na fal
Përgjegjësi i UKD-së: Ca thu mo burrë, natën…
Përgjimi Avdylaj-Përgjegjësi i UKD-së
https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-politiker-62396166.bild.html
Top Channel