Partizani shihet si skuadra e 6 më e dobët pjesëmarrëse në turin e parë kualifikues të Champions League, në një analizë të skocezëve, të cilët janë bazuar në koefiçentët e publikuar nga UEFA.

Kampionët e Shqipërisë do të jenë në vazon e “jopretendentëve” në kualifikueset e raundit të parë, e kësisoj mund të jenë edhe rivali i parë konkurrues i Celtic për sezonin që starton në muajin korrik.

Celtic ka udhëtuar vetëm një herë në histori drejt Shqipërisë për të luajtur një ndeshje zyrtare. Ishte viti 1979, kur ata u përballën sërish me Partizanin në raundin e parë të Kupës së Europës. Edhe pse humbën ndeshjen e parë në Shqipëri, ata arritën të përmbysnin rezultatin në Skoci dhe u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Partizanis fans cheer during the match between KF Tirana and FK Partizani at “Selman Stermasi” stadium in Tirana on May 4, 2016. / AFP / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Plot 40 vite më vonë, hendeku i nivelit të skuadrave mbetet thuajse i njëjtë, sipas skocezëve.

Ata thonë se klubi shqiptar i themeluar në vitin 1946 ka 16 tituj kampionë në “palmares”, gjithsesi, triumfi i tyre i fundit ishte i pari pas 26 vitesh, edhe pse titulli u fitua me 11 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë.

Më tej thuhet se Partizani ka fituar vetëm dy trofe të rëndësishëm në shekullin e XXI-të, edhe pse kanë qenë mes vendeve të kreut të Kategorisë Superiore të Shqipërisë prej disa vitesh. Sezoni i ri do të jetë prezantimi i pestë radhazi për ta në Europë, edhe pse sukseset kanë qenë të limituara.

Partizanis fans cheer during the match between FK Partizani and KF Terbuni at “Qemal Stafa” stadium in Tirana on March 4, 2016. / AFP / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Partizani ka fituar vetëm një nga 9 ndeshjet e fundit të zhvilluara në turnetë europianë, atë ndaj Ferencvaroshit në vitin 2016. “Të kuqtë” janë mposhtur bindshëm nga Red Bull Salzburg dhe Maribori në sezonet e fundit, ndërkohë që kanë shënuar vetëm 1 gol në 8 ndeshjet e fundit europiane.

Megjithatë – theksojnë skocezët, – sikurse shumë kundërshtarë të tjerë potencialë të kampionëve të Skocisë, ata do të përballen me atë që e konsiderojnë “faktor i panjohur”.

Renato Arapi (R) of Partizani Tirana vie against Red Bull Salzburg’s Fredrik Gulbrandsen (L) during the UEFA Champions League third Qualifying Round first leg football match Partizani Tirana vs Red Bull Salzburg in Elbasan on July 26, 2016. / AFP / APA / HERBERT NEUBAUER / Austria OUT (Photo credit should read HERBERT NEUBAUER/AFP/Getty Images)

Por, Celtic nuk ka përse t’i frikësohet një rivali si Partizani. Stadiumi ku luan ndeshjet ekipi nga Tirana, “Selman Stërmasi” nuk është ndër më “armiqësorët”. Kjo, sepse ai mban vetëm pak më shumë se 9.000 tifozë në rastin më të mirë, ndaj “The Hoops” nuk kanë përse të ndihen të “intimiduar”.

Top Channel