Në një kohë kur numri portaleve në Shqipëri vijon të rritet, sfida për të kuptuar dhe ndaluar, lajmet e rreme sa vjen e shtohet. Qeveria amerikane përmes USAID ka financuar disa projekte në rajon që merren me kontrollin e fakteve në mediet online dhe jo vetëm.

Leyla Moses Ones zëvendës ambasadore e SHBA bë Tiranë tha se gazetarët duhet të jenë rojtarët tanë të lirive demokratike.

“Media e bazuar në fakte është një themel i qenësishëm i demokracisë. Një shtyp i pavarur shtyn debatin për krijimin e një shoqërie të lirë në të cilën qytetarët mund të shprehin pikëpamjet pluraliste. Media duhet të tregojë e të flasë të vërtetën. Propaganda informacioni i rremë dhe keq informimi kërcënojnë sot mediat e pavarura kudo në botë. Këto fenomene mund te jenë përçarëse në Ballkan që po bën ende hapa në forcimin e demokracisë e sundimit të ligjit. Puna juaj për të përmirësuar gazetarinë në Shqipëri dhe rajon nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme”, tha Leyla Moses Ones .

Këto komente numri dy i diplomacisë amerikane në Tiranë i  bëri gjatë një konference ku u mblodhën të gjitha agjencitë ballkanike që merren me kontrollin e fakteve në informacionet që publikohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA