Një shkollë në Indinë verilindore po aplikon një risi, që ka si qëllim të adresojë edhe problemin e mbetjeve plastike.

Ajo pranon si taksë për regjistrim dhe frekuentim, shishe plastike. Çdo javë, 110 nxënësit e shkollës në shtetin Asam duhet të sjellin 20 sende plastike të mbledhura në shtëpitë e tyre, apo në zonën lokale.

“Përdorimi i plastikës është i madh në shtetin e Asamit. Ne u kërkojmë prindërve të sjellin plastikë në shkollë, si taksë, nëse duan që nxënësit ta frekuentojnë atë”, tha nismëtarja.

Parmita Sarma dhe bashkëshorti i saj kanë lançuar projektin. Deri vitin e kaluar, shkolla ishte tërësisht falas, por vendosi që të vendoste “taksën plastikë”, pasi një apel drejtuar prindërve për t’u bërë pjesë e një skeme riciklimi ra në veshë të shurdhër.

Për më tepër, prindërit duhet të angazhohen gjithashtu të mos djegin plastikën. Fakti që fëmijët shkojnë tani në shtëpi dhe kërkojnë plastikë ka rritur edhe ndërgjegjësimin në zonën lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA