Është vetëm 11 vjeç dhe sfidon bashkëmoshatarët e saj në futboll.

Gelda Kadilli është vajza e guximshme e fushës së blertë e cila luan me ekipin kampion të Shqipërisë U-12 duke ndihmuar futbollistët e skuadrës të arrijnë rekorde.

Mes djemve të skuadrës, Gelda thuajse nuk dallohet gjatë stërvitjes, vepron me të njëjtin intensitet dhe lufton shume për të qenë në të njëjtin nivel me skuadrën.

Dëshira për futbollin i nisi kur ishte vetëm 6 vjeç dhe nga stërvitja e parë ajo nuk ndalet më.

Vajza do të duhej të luante me 9 vjeçarët por pasioni të cilin ka nisur ta ushtrojë herët e ka bërë që të ecë përpara dhe të kapërcejë çdo sfidë për ëndrrën e saj që të jetë futbolliste me profesion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA