Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, sot festojnë Fitër Bajramin. Pas 30 ditë të agjërimit, në muajin e Ramazanit, sot besimtarët kremtojnë një ditët më të rëndësishme në kalendarit fetar.
Ceremonia e festimit të kësaj dite fillon me faljen e namazit të mëngjesit. E pikërisht në orët e para të mëngjesit, në orën 06.00 të këtij mëngjesi, besimtarët myslimanë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për të kryer ritin kryesor, atë faljes apo si quhet ( namazi i Fitër Bajramit).
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu i ftuar në “Wake Up” përcolli mesazhin e urimit për besimtarët ndërkohë që i drejtoi politikës shqiptare edhe një mesazh që të gjejnë gjuhës e paqes dhe dialogut, kushte këto të rëndësishme drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Top Channel