Novak Djokoviç nuk gabon në ndeshjen e tij të raundit të katërt në “Roland Garros”. Numri 1 i renditjes botërore u kualifikua për në çerekfinalet e turneut, pasi mundi gjermanin Struff me rezultatin 3-0.
Tenisti serb nuk u lodh shumë në këtë përballje dhe i fitoi setet e saj 6-3, 6-2 dhe 6-2, në 1 orë e 33 minuta lojë.
U kualifikua për në çerekfinale edhe Alexander Zverev, që mposhti Fabio Fogninin në raundin e katërt, pas 2 orëve e 55 minutave lojë. Ishte italiani ai që e nisi më mirë sfidën, teksa fitoi setin e parë 6-3.
Por, Zverev u rikthye te loja e tij më e mirë duke përmbysur gjithçka, me gjermanin që fitoi setin e dytë dhe të tretë 6-2 dhe 6-2, ndërkohë që në të katërtin rivaliteti ishte më i madh, me Zverev që e fitoi atë me “tiebreak” 7-6, ndërsa krejt ndeshjen 3-1.
Për femra, Simona Halep u kualifikua për në çerekfinalet e “Roland Garros”, pasi mundi polaken Iga Swiatek 2-0. Ishte një ndeshje e shpejtë që nuk pati histori, pasi tenistja rumune ishte totalisht dominuese në lojë, duke i fituar setet 6-1 dhe 6-0, në vetëm 45 minuta lojë.
Top Channel