Augustini dhe bashkëshortja Miradija i përkasin besimit krishterë por që nga fëmijëria janë rritur në një ambient të përbërë edhe nga myslimanët.
Për çdo festë islame, ata përkujdesen që të jenë pjesë e vizitave tek fqinjët më të afërt të tyre.
Njëjtë kanë vepruar edhe sot, për festën e Fiter Bajramit.
Për të dhe mikun e tij Salihun me të cilin njihet prej më tepër se 30 vjetësh, festat fetare vetëm sa i afrojnë më shumë njerëzit.
Bashkëshortet e tyre tregojnë se shoqëria ka rrjedhur pas njoftimit të fëmijëve të tyre.
Zonja e shtëpisë, Zejnija tregon se i biri i kishte ardhur një herë në shtëpi i mërzitur pse fqinjët nuk i kishin ofruar gjellën e servuar për drekë.
Në Kosovë, mbi 90 për qind e popullsisë i përket besimit islam, ndërsa pjesa tjetër besimit krishterë.
Por, harmonia në mes familjeve ka bërë që Kosova të njihet për tolerant.
Top Channel