Nga studion e “Top Talk”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi bëri thirrje që presidenti Ilir Meta të jetë i vëmendshëm dhe të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës.
“Zoti Meta në rolin e kryetarit të shtetit duhet të jetë i vëmendshëm dhe të luajë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Çdo lloj negociatori për të gjetur zgjidhjen e krizës është e nevojshme sepse demokracia në fund të fundit është arti i të mundurit. Pro ndërkohë që palët janë shumë larg dhe shkaktar është Kryeministri, i cili shkruan 7 letra, ky njeriu që erdhi si shërbëtor dhe modern i Twitterit, Facebook-ut dhe komunikimit, tani u kthye në vitin 1920 dhe shkruan letra romantike, ku të gjitha mbarojnë hajdeni për dialog por kam frikë se ju do ikni dhe 30 qershori nuk shtyhet. Akoma nuk shoh një reflektim nga ana e maxhorancës, apo Edi Rama se ai është Kryeministër dhe ka në dorë krizën. Ai duhet të bëjë veprime konkrete”, tha Idrizi.
Top Channel