Punonjësi i Gardës plagos me armën e shërbimit një 22-vjeçar, arrestohet nga SHÇBA. Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasin F.H., me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi.

Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L.D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në SUT për trajtim mjekësor.

Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit F.H., për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA