Dalin detaje të reja dhe të bujshme në lidhje me çështjen Neymar. Futbollisti brazilian është akuzuar për përdhunim nga një vajzë në një hotel të Parisit, por duket se historitë kanë qenë ndryshe.

Sipas një studioje ligjore që ishte ngarkuar të merrej me këtë çështje, akuza fillestare e viktimës ndaj Neymarit ishte agresion dhe jo dhunë seksuale. Në deponimin e parë vajza kishte theksuar se raportet mes saj dhe futbollistit ishin konsensuale, por gjatë aktit futbollisti ishte bërë i dhunshëm.

Kjo studio ligjore më pas e la këtë çështje dhe një prej avokatëve të saj në një intervistë për “Jornal Nacional” deklaroi se kishte divergjencë përsa i përket linjës së duhej ndjekur dhe disa kontradikta në versionin e fakteve të viktimës.

Gjithnjë sipas ish-avokatëve të vajzës, vetë Neymar e minimizoi këtë incident, gjë që solli edhe përkeqësimin e situatës dhe në 31 maj vajza që iu ishte drejtuar avokatëve të tjerë e transformoi denoncimin e saj nga agresion në dhunë seksuale.

Një detaj ky që mund të ndryshojë tërësisht historitë pasi viktima e supozuar mund të akuzohet për shpifje. Ndërkaq, së fundi doli në dritë edhe një raport mjekësor që fliste për hematoma në trupin e viktimës që rezultojnë se ishin shenja të agresionit dhe të dhunës seksuale.

Top Channel