Gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të plagosur është 13, ndër ta 10 efektivë policie. Për njërin prej protestuesve, opozita aludoi që ishte plagosur me plumb nga policia, por nga ekzaminimet e kryera në Spitalin e Traumës, gjatë trajtimit që ai mori, rezultoi që në plagë të kishte cifla mbetjesh piroteknike. Dhuna gjatë protestës, shkaktoi edhe plagosjen e tre prej pjesëmarrësve. Protestuesi I plagosur, Ened Bostani, mbas trajtimit në Spitalin Ushtarak pasi u plagos në këmbë nga mjetet piroteknike te hedhura nga protestuesit, aktualisht ndodhet në spitalin e fierit për trajtim të mëtejshëm.
Plagosja e tij u shoqërua menjëherë me komente se ishte bërë me armë zjarri nga policia. Por mjekët treguan se plaga e krijuar ishte nga kapsollat me fuqi të madhe, te cilat natën e së dielës u përdoren më së shumti para hyrjes së Kuvendit.
Ish-kryeministri Berisha tregoi në facebook e tij fotot e protestuesve Ymer Çela dhe të birit të tij, Erjon Çela, të cilët kishin marrë dëmtime në kokë dhe fytyrë dhe ndodheshin ne spital. Berisha shkruante se dhunën ndaj tyre e ka bërë policia, por nga filmimet që policia ka siguruar, atë e bir, shihen të përplasen me protestues të tjerë të cilët i kanë goditur ata me mjete te forta në kokë, çka u ka shkaktuar edhe dëmtimet e marra.
Nga komunikimi që Top Channel, pati me drejtues të Spitalit të Traumës, u tha se asnjë protestues dhe efektiv policie nuk ndodhej gjatë ditës së sotme i shtruar në këtë spital.
Në protest, u përdorën një sasi e konsiderueshme e lëndëve plasëse si kapsolla dhe shashka, të cilat lanë të plagosur edhe 10 efektivë policie.
Ata kanë marrë plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme.
Drejtoria e Policisë Tiranë, ditën e sotme bëri një deklaratë, në të cilën thuhet se 60 protestues po procedohen penalisht për dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. 42 prej tyre janë arrestuar.
Ndërkohë, në gjendje të lirë po procedohet edhe Sekretari Organizativ I parties Demokratike, Gazmend Bardhi, për veprën penale të Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Protestuesit filluan të hidhnin mjete pirotkenike në drejtim të kryeministrisë gjatë fjalës së Bashës, për të kulmuar më pas përpara parlamentit, ku nuk mungoi as dhuna.
Top Channel