Katër shqiptarë u arratisën nga një qendër paraburgimi në Athinë. Një prej tyre u kap disa orë më vonë, por të tjerët mbeten në kërkim, pasi u larguan nga qelia duke zbatuar një skemë të thjeshtë arratisjeje si nëpër filma.
Një prej tyre u hoq si i sëmurë dhe kërkoi ndihmë. Sapo dera u hap, 3 të dënuar të tjerë u vunë thikat artizanale në fyt policëve, duke iu marrë armët dhe më pas i mbyllën ata në qeli.
Me armët e gardianëve në duar, që të katër ata arritën të çarmatosin çdo roje në godinë. Më pas grabitën një makinë policie për t’u larguar nga qendra e paraburgimit.
Automjeti u zbulua më vonë nga helikopterët e policisë në zonën e tregut të fruta-perimeve në Redi, ku edhe u kap një prej të arratisurve.
Operacioni ku janë përfshirë forca të shumta policie vazhdon.
Top Channel