Korça ende nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Sot janë regjistruar të paktën tre lëkundje të tjera.

IGJEUM ka regjistruar tre goditjet e datës 3, që nisen që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03: 06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9.

35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Deri më tani numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti ka shkuar në 184, ku  60% e të cilave janë të pabanuara.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA