Një grup grash japoneze i paraqitën qeverisë një peticion përmes të cilit protestojnë ndaj asaj që e konsiderojnë “një kërkesë de facto” që femrat të veshin në zyrë këpucë me taka të larta.

Fushata “KuToo”, një lojë fjalësh e cila vjen nga kutsu, apo këpucë në japonisht, por që nëse bëhet me “u” të zgjatur krijon fjalën “dhimbje”, e pati zanafillën tek aktorja dhe shkrimtarja “freelance” Yumi Ishikawa, ndërsa gjeti shumë shpejt mbështetje të madhe “online”.

Përkrahëset e saj thonë se takat e larta konsiderohen një detyrim në shumicën e kompanive vendase. Ky rast, për disa ekspertë, nxjerr në pah paragjykimet dhe trajtimin diskriminues ndaj femrave në Japoni. Vitin e kaluar, një zyrtar i partisë në pushtet tha se gratë duhet të kenë patjetër shumë fëmijë. Ato që preferojnë beqarinë, këmbëngulte Kanji Kato, më vonë gjatë jetës kthehen në barrë për shtetin.

Një peticion i ngjashëm është firmosur vitin e kaluar në Britani nga më shumë se 15 000 vetë, një nismë kjo në mbështetje të recepsionistes Nicola Thorp, të cilën e pushuan sepse shkoi në punë me këpucë të sheshta dhe refuzoi të mbante taka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA